Informacione me Rëndësi

Pak Histori mbi shkencën shqiptare

Struktura e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Shqipëri

Programet Kombëtare për Kërkim dhe Zhvillim, Të dhëna dhe shifra

Strategjia për Kërkimin Shkencor, Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik 2009-2015

Strategjia e Inovacionit dhe Teknologjisë së Biznesit - BITS 2011-2016

Raportet e Progresit të Bashkimit Europian për Shqipërinë për vitet 2010 - 2014, Kapitulli 25: Kërkimi dhe Shkenca

Ligj Nr.9984, datë 11.9.2008 Për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e komunitetit "Programi i veçantë për sipërmarrjen dhe novacionin (EIP) të programit kuadër të konkurrueshmërisë dhe novacionit, 2007-2013""(Fletore Zyrtare Nr 143, Viti 2008, Faqe 143)

Ligji Nr. 9866, datë 31.1.2008 Për ratifikimin e Memoradumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për Pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Komunitetit Europian për kërkimin shkencor, zhvillimin teknologjik dhe veprimtarive të demonstrimit të Programit Shtatë Kuadër të BE FP7 2007-2013 (Fletore Zyrtare Nr 18, Viti 2008, Faqe 18)

Shqipëria & Programi Kuadër i BE për Kërkimin Shkencor e Teknologjik FP7 2007-2013, Të dhëna dhe Shifra

Dokumenti Strategjik i Komisionit Europian për Shqipërinë mbi IPA II (2014-2020)

Ligij nr. 132/2014 datë 2.10.2014 Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin kuadër "Horizon 2020 - Programi për kërkim dhe inovacion"

Modul Trajnimi "Si të aplikosh për Programin e BE-së për Kërkim Shkencor Horizon 2020"

ERA – European Research Area - Zona Europiane e Kërkimit Shkencor

Programi i BE Erasmus +

Programi i BE Lifelong Learning

Strategjia e Bashkimit Europian për Rritje Ekonomike Inteligjente 2010 - 2020

Strategjia Rajonale për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillim e Ballkanit Perëndimor: Vështrim i përgjithshëm për Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Ballkanin Perëndimor e publikua nga Banka Botërore në Tetor 2013.

Strategjia Adriatiko-Joniane e Bashkimit Europian

Raporti Vjetor i OECD për Shkencën, Teknologjinë dhe Industrinë për vitin 2014

Raportet Vjetore të UNESCOs për Shkencën

Raporti Vjetor i Eurostatit për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin në BE për vitin 2013

Java e Inovacionit

Albanian ICT Awards

Programi i Teknologjive dhe Inovacionit

Politikat për Teknologji dhe Inovacion kanë për qëllim projektimin dhe krijimin e një ambienti miqësor, mbështetës e inkurajues me pikësynim zhvillimin e tyre për maksimalizimin e përfitimeve. Pikat kyçe për zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë në shkallë mikro-ekonomike janë:

  • Reforma dhe krijimi i kapitalit njerëzor, arsimi, njohuritë dhe aftësimi.
  • Lidhja e bazës shkencore dhe industrisë.
  • Kontributi shqiptar në krijimin e lidhjes të Kërkimit Europian dhe Zonës Inovative në vend.


Kapaciteti inovativ tek bizneset është faktor me rëndësi në rritjen e produktivitetit si dhe një nga prioritetet e Bashkimit Europian.

Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, si një strukturë e re e promovimit të Teknologjisë dhe Inovacionit, do synojë dhe do stimulojë:
  • Krijimin e një shoqërie të hapur e dashamirëse në drejtim të Inovacionit.
  • Joshjen e biznesit privat për të marrë pjesë sa më aktive dhe të kontribuojë në kërkimet shkencore dhe në bashkëpunim me Universitetet me anën e dhënies së granteve.
  • Rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Universiteteve si qendra të promovimit teknologjik.
  • Nevojën e identifikimit të prioriteteve kombëtare (afat–gjatë dhe atyre afat–shkurtër) dhe hartimit të një plani kombëtar.
  • Përdorimin e teknologjive të përparuara në funksion të zhvillimit të biznesit.
  • Krijimin e produkteve të shërbimeve të reja.
  • Mbështetjen ndaj kërkimit të nënfinancuar sidomos në disa nga fushat më të rëndësishme, siç janë: shëndeti publik, prodhimi bujqësor dhe menaxhimi i mjedisit.