Informacione me Rëndësi

Pak Histori mbi shkencën shqiptare

Struktura e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Shqipëri

Programet Kombëtare për Kërkim dhe Zhvillim, Të dhëna dhe shifra

Strategjia për Kërkimin Shkencor, Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik 2009-2015

Strategjia e Inovacionit dhe Teknologjisë së Biznesit - BITS 2011-2016

Raportet e Progresit të Bashkimit Europian për Shqipërinë për vitet 2010 - 2014, Kapitulli 25: Kërkimi dhe Shkenca

Ligj Nr.9984, datë 11.9.2008 Për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e komunitetit "Programi i veçantë për sipërmarrjen dhe novacionin (EIP) të programit kuadër të konkurrueshmërisë dhe novacionit, 2007-2013""(Fletore Zyrtare Nr 143, Viti 2008, Faqe 143)

Ligji Nr. 9866, datë 31.1.2008 Për ratifikimin e Memoradumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për Pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Komunitetit Europian për kërkimin shkencor, zhvillimin teknologjik dhe veprimtarive të demonstrimit të Programit Shtatë Kuadër të BE FP7 2007-2013 (Fletore Zyrtare Nr 18, Viti 2008, Faqe 18)

Shqipëria & Programi Kuadër i BE për Kërkimin Shkencor e Teknologjik FP7 2007-2013, Të dhëna dhe Shifra

Dokumenti Strategjik i Komisionit Europian për Shqipërinë mbi IPA II (2014-2020)

Ligij nr. 132/2014 datë 2.10.2014 Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin kuadër "Horizon 2020 - Programi për kërkim dhe inovacion"

Modul Trajnimi "Si të aplikosh për Programin e BE-së për Kërkim Shkencor Horizon 2020"

ERA – European Research Area - Zona Europiane e Kërkimit Shkencor

Programi i BE Erasmus +

Programi i BE Lifelong Learning

Western Balkans Enterprise Development& Innovation Facility

Strategjia e Bashkimit Europian për Rritje Ekonomike Inteligjente 2010 - 2020

Strategjia Rajonale për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillim e Ballkanit Perëndimor: Vështrim i përgjithshëm për Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Ballkanin Perëndimor e publikua nga Banka Botërore në Tetor 2013.

Strategjia Adriatiko-Joniane e Bashkimit Europian

Raporti Vjetor i OECD për Shkencën, Teknologjinë dhe Industrinë për vitin 2014

Raporti Vjetor i Eurostatit për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin në BE për vitin 2013

Raportet Vjetore të UNESCOs për Shkencën

Java e Inovacionit

Albanian ICT Awards

Fushat e Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit


Për periudhën 2010 - 2014 janë shtatë fusha për Programet Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit:

Programi Kombëtar "Shkencat Sociale dhe Albanologjike"

Ky program përqëndrohet në disa nga fushat themelore të historisë, gjuhës, kulturës materiale e shpirtërore të popullit shqiptar, shprehjes së identitetit të tij, traditat historike, sociale e kulturore, folklorin, etnografinë, vlerat sociale arkeologjike, letërsinë artistike, artet, aspekte të ndryshme të jetës ekonomike, politike, shoqërore e arsimore, vlerat shkencore, aspekte të jetës fetare, aspekte të jetës së shqiptarëve në diasporë, procese të reja urbane, si dhe probleme të rëndësishme social-psikologjike të periudhës së tranzicionit.

Programi Kombëtar "Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit (STI)"

Përqëndrohet ne fushat e veprimtarisë së mëposhtme:

  • Fushat e veprimtarisë shkencore e zhvilluese
    1. - Kërkimi në fushën e TIK
      - Zhvillimi i aplikimeve të TIK
      - Mbështetja me infrastrukturë
  • Fushat e veprimtarisë ekonomike, shoqërore e kulturore ku zbatohen rezultatet e Programit: edukimi, shëndeti, qeverisja, biznesi, siguria, energjia, mbrojtja e mjedisit, trashëgimia kulturore.

Programi Kombëtar "Bujqësia (Veterinaria, Zooteknika), Ushqimi dhe Bioteknologjitë"

Ky program realizohet në përputhje me prioritetet që përcaktohen në Strategjinë Sektoriale të Bujqësisë dhe Ushqimit 2007-2013, të cilat janë si më poshtë:

  • Rritja e mbështetjes financiare për fermat, bizneset bujqësore dhe ato agropërpunuese Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit
  • Përmirësimi i menaxhimit, ujitja dhe kullimi i tokës bujqësore
  • Përmiresimi i marketingut të produkteve bujqësore dhe atyre të përpunuara
  • Rritja e nivelit dhe cilësisë së teknologjive, informacionit dhe njohurive të fermerëve dhe agropërpunuesve
  • Rritja e cilësisë dhe sigurisë ushqimore të produkteve bujqësore dhe atyre të përpunuara

Programi Kombëtar Programi Kombëtar "Uji dhe Energjia"

Ky program bazohet në programin e qeverisë për zhvillimin shkencor e atë ekonomik, si dhe direktivat Europiane për prioritetet e kërkim-zhvillimit, për dhënien e ndihmës në zgjidhjen e problemeve më emergjente të vendit siç janë energjia dhe uji.

Programi do të stimulojë kërkimin shkencor dhe teknologjik në vend, duke qenë edhe një mbështetje për forcimin e kërkimit shkencor në universitete dhe qendrat kërkimore të ngritura pranë tyre.

Programi Kombëtar "Biodiversiteti dhe Mjedisi"

Ky program bazohet në Strategjinë Kombëtare të Mjedisit 2008-2012 dhe Planit Kombëtar të Biodiversitetit. Në këto dokumente përfshihen planet konkrete të veprimit për ajrin, ujin, mbetjet e ngurta urbane, tokën, biodiversitetin, peisazhin, zonat e mbrojtura, përdorimin e energjive alternative, edukimin mjedisor dhe ndërgjegjsimin e publikut etj. Vëmendja përqëndrohet në ngritjen e rrjetit ekologjik Pan-Evropian, përfshirjen e parimeve të larmisë biologjike, ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e publikut, ruajtjen e peisazheve, ekosistemet bregdetare dhe detare, ligatinore dhe lumore, barishtore dhe bujqësore, pyjore dhe alpine, në llojet e rrezikuara dhe në 13 konventat ndërkombëtare dhe marrëveshjeve mjedisore, përfshirë dhe Konventën për Mbrojtjen e Biodiversitetit.

Çështjet mjedisore me përparësi në program janë:

  • pyjet dhe shkorretat e pellgjeve ujëmbledhës;
  • gjeomorfologjia e pellgjeve ujëmbledhës;
  • eutrofikimi i ujërave;
  • fauna (shpendët dhe gjitarët);
  • bimë industriale mjekësore;
  • trajtim dhe shfrytëzim mbetjesh dhe biomase;
  • ekoteknologjitë;
  • rreziqet natyrore.

Programi Kombëtar "Shëndetësia"

Duke patur parasysh se zhvillimi i shëndëtesisë ka qënë gjithmonë i varur nga nxitja dhe zhvillimi i kërkimit shkencor, studimeve me cilësi të lartë dhe mbështetjes se orientimit të kërkimit drejt praktikës, fushat prioritare të kërkimit shkencor në shëndetësi do të jenë:

  • Parandalimi i sëmundjeve dhe faktorët e riskut
  • Shëndetit mendor
  • Sëmundjet kronike me rëndësi të veçantë
  • Sëmundjet infektive
  • Vlerësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetsore

Programi Kombëtar "Materialet"

Ky program përfshin fushat e veprimtarisë shkencore dhe zhvillimore si më poshtë:

  • Metodat dhe teknikat e avancuara për karakterizimin, testimin, investigimin dhe vlerësimin e materialeve, produkteve apo objekteve;
  • Infrastruktura dhe menaxhimi i njësive të specializuara për zbatimin e metodave dhe teknikave të mësipërme;
  • Metoda, Standarde dhe Kode bashkëkohore të përzgjedhjes e shfrytëzimit racional të materialeve, bazat e të dhënave dhe softe në fushën e materialeve.