Programi i Bashkëpunimit Shkencor e Teknologjik Dypalësh


Bashkëpunimi Shkencor dhe Teknologjik dypalësh më vendet e tjera shpreh interesat e përbashkëta që kanë këto dy vende në fushën përkatëse, duke patur parasysh dhe zhvillimet ekonomike të dy vendeve. Qeveria shqiptare ka qënë dhe mbetet përherë në mbështetje të këtij bashkëpunimi duke synuar me prioritet zgjerimin e tij në vendet fqinje dhe më gjërë. Aktivitetet e financuara në kuadër të këtij programi janë:

  • Projekte të Përbashkëta Kërkimi (PRK). Këto projekte përfshijnë Grante të Lëvizshme, të cilat synojnë në krijimin e kushteve të përshtatshme për lejimin e kërkuesve të rinj nga të dy vendet, për të qëndruar për një periudhë të shkurtër kohe, deri në tre muaj, në institutet, laboratorët dhe ndërmarrjet e vendit tjetër, për trajnime apo marrje pjesë në veprimtari kërkuese.
  • Projekte të Asistencës Teknike (PAT). Këto projekte synonjë në shkëmbimin e asistencës ndërmjet dy vendeve, duke shkëmbyer kështu:, pajisje, vizita të specialistëve, materiale shkencore, dokumenta, informacione tekniko-shkencore si edhe prezantim të teknologjive të reja.
  • Projektet e rrjetit (PR). Këto projekte synojnë në krijimin e rrjeteve shkencore dhe teknike midis institucioneve dhe kompanive të të dy vendeve , me anë të kontakteve midis shkencëtarëve duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit tekniko-shkencor, duke mbështetur organizimin dhe pjesëmarrjen në konferenca, workshope dhe seminare trajnimi me interes dypalësh dhe publikime të përbashkta rreth rezultateve dhe prezantimi i këtyre rezultateve në konferenca ndërkombëtare.

Shqipëria ka katër marrëveshje dy-paleshe aktive, si më poshtë:

1. Marrëveshja Shqipëri – Itali

Në vitet 2002-2004 janë nënshkruar tre Programe Ekzekutive me 119 projekte në fushën e mobiliteteve;

Në vitet 2005 – 2007 janë nënshkruar 28 projekte me financim dhe 49 në fushën e mobiliteteve;

Në vitet 2008 – 2010 janë nënshkruar 25 projekte me financim dhe 37 në fushën e mobiliteteve.

Dokumenta


2. Marrëveshja Shqipëri – Greqi

Në vitet 2000 – 2002 janë nënshkruar tre Programe Ekzekutive me 19 projekte me financim dhe mobilitete;

Në vitet 2003 – 2004 janë nënshkruar 26 projekte me financim dhe mobilitete;

Në vitet 2005 – 2007 janë nënshkruar 32 projekte me financim dhe mobilitete.

Dokumenta


3. Marrëveshja Shqipëri – Maqedoni

Në vitet 2006 – 2007 janë nënshkruar dy Programe Ekzekutive me 6 projekte me financim dhe mobilitete;

Në vitet 2008 – 2009 janë nënshkruar 6 projekte me financim dhe mobilitete.

Dokumenta


Marrëveshja Shqipëri – Slloveni

Në vitet 2006-2007 janë nënshkruar dy Programe Ekzekutive me 6 projekte, me financim dhe mobilitete;

Në vitet 2008 – 2009 janë nënshkruar 6 projekte me financim dhe mobilitete.

Me Slloveninë në datën 31 mars 2010 u nënshkrua dhe programim i tretë ekzekutiv me 10 projekte për financim dhe mobilitet.

Me Slloveninë në datën 31 mars 2010 u nënshkrua dhe programim i tretë ekzekutiv me 10 projekte për financim dhe mobilitet

Dokumenta