Informacione me Rëndësi

Pak Histori mbi shkencën shqiptare

Struktura e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Shqipëri

Programet Kombëtare për Kërkim dhe Zhvillim, Të dhëna dhe shifra

Strategjia për Kërkimin Shkencor, Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik 2009-2015

Strategjia e Inovacionit dhe Teknologjisë së Biznesit - BITS 2011-2016

Raportet e Progresit të Bashkimit Europian për Shqipërinë për vitet 2010 - 2014, Kapitulli 25: Kërkimi dhe Shkenca

Ligj Nr.9984, datë 11.9.2008 Për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e komunitetit "Programi i veçantë për sipërmarrjen dhe novacionin (EIP) të programit kuadër të konkurrueshmërisë dhe novacionit, 2007-2013""(Fletore Zyrtare Nr 143, Viti 2008, Faqe 143)

Ligji Nr. 9866, datë 31.1.2008 Për ratifikimin e Memoradumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për Pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Komunitetit Europian për kërkimin shkencor, zhvillimin teknologjik dhe veprimtarive të demonstrimit të Programit Shtatë Kuadër të BE FP7 2007-2013 (Fletore Zyrtare Nr 18, Viti 2008, Faqe 18)

Shqipëria & Programi Kuadër i BE për Kërkimin Shkencor e Teknologjik FP7 2007-2013, Të dhëna dhe Shifra

Dokumenti Strategjik i Komisionit Europian për Shqipërinë mbi IPA II (2014-2020)

Ligij nr. 132/2014 datë 2.10.2014 Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin kuadër "Horizon 2020 - Programi për kërkim dhe inovacion"

Modul Trajnimi "Si të aplikosh për Programin e BE-së për Kërkim Shkencor Horizon 2020"

ERA – European Research Area - Zona Europiane e Kërkimit Shkencor

Programi i BE Erasmus +

Programi i BE Lifelong Learning

Western Balkans Enterprise Development& Innovation Facility

Strategjia e Bashkimit Europian për Rritje Ekonomike Inteligjente 2010 - 2020

Strategjia Rajonale për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillim e Ballkanit Perëndimor: Vështrim i përgjithshëm për Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Ballkanin Perëndimor e publikua nga Banka Botërore në Tetor 2013.

Strategjia Adriatiko-Joniane e Bashkimit Europian

Raporti Vjetor i OECD për Shkencën, Teknologjinë dhe Industrinë për vitin 2014

Raporti Vjetor i Eurostatit për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin në BE për vitin 2013

Raportet Vjetore të UNESCOs për Shkencën

Java e Inovacionit

Albanian ICT Awards

Projektet Individuale

Kërkuesit shkencorë mund të aplikojnë në programin Horizon 2020 edhe individualisht nëpërmjet Aktivitetet e Marie Skłodowska-Curie/Marie Skłodowska-Curie Actions - MSCA. MSCA sigurojnë grante për të gjitha fazat e karrierës së kërkuesve, si candidate doktorature ashtu edhe për kërkues me shumë experience, dhe inkurajojnë mobilitetin transnacional, ndërsektorial dhe ndërdisiplinor. Nepërmjet këtyre aksioneve, inkurajohen universitetet, qëndrat kërkimore dhe kompanitë të mirëpresin kërkues të huaj të talentuar dhe krijohen partneritete strategjike me institucione lider në mbarë botën.

Qëllimi i MSCA është të sigurojnë një karrierë të suksesshme për kërkuesit e fushave të ndryshme me një eksperiencë ndërkombëtare jo vetëm në sektorin privat por edhe në atë publik.

Objektivi i MSCA është të mbështesë zhvillimin e karrierës dhe trajnimin e kërkuesve shkencorë – me fokus në aftësitë e inovacionit - në të gjithë disiplinat shkencore nga vende të ndryshme të botës dhe lëvizjen e këtyre kërkuesve mes sektorëve të ndryshëm të kërkimit shkencor. Për këtë MSCA ofron grante në të gjitha nivelet e karrierës shkencore të kërkuesve të ndryshëm, nga kandidatët që duan të bëjnë studime doktorature tek kërkuesit me eksperiencë të lartë dhe të inkurajojë lëvizjen e studiuesve qoftë mes vende të ndryshme apo edhe mes sektorëve. MSCA do të bëhet programi kryesor i BE-së për doktoraturat, duke financuar 25,000 PhD.

Ndërkohë mbështetja e kërkuesve me aftësi të reja dhe me një seri të gjerë kompetencash, duke ju ofruar atyre kushte tërheqëse pune, është një aspekt themelor i MSCA. Përveç lëvizshmërisë së kërkuesve mes vendeve të ndryshme të BE-së, MSCA do të kërkojë gjithashtu të thyejë barrierat reale dhe të perceptuara mes sektorit akademik dhe sektorëve të tjerë, veçanërisht biznesit. MSCA ndjek një qasje “nga poshtë lart” psh: individët dhe organizatat që punojnë në çdo fushë kërkimi mund të aplikojnë për fonde. Iniciativa të shuma të MSCA nxisin përfshirjen e industrisë në kërkimet shkencore të doktoraturës apo post – doktoraturës.

Aktivitetet e Marie Skłodowska-Curie/Marie Skłodowska-Curie Actions - MSCA ndahen ne 5 fusha të ndryshme:


1. Rrjetet e Kërkimit - ITN: Mbështetje për Rrjetet Trajnuese Inovative / Innovative Training Networks - ITN

ITN mbështet programet konkuruese për trajnime kërkimore të përbashkëta ose programet e doktoraturës të cilat janë të implementuara nga partneritetet e universiteteve Europiane, institucionet kërkimore dhe organizatat jo-akademike. Programet trajnuese për kërkimin sigurojnë eksperiencë jashtë fushave akademike duke zhvilluar kështu aftësitë innovative të kërkuesit. ITN do të përfshijë doktoratura industriale, në të cilat organizata jo – akademike kanë një rol të barabartë me universitetet përsa i përket kohës dhe mbikqyrjes së kërkuesit dhe programet e përbashkëta për gradën e "Doktor i shkencave" që zbatohen nga universitete të shumta. Për më tepër, organizatat jo – Europiane mund të marrin pjesë si partnerë shtesë në ITN, duke u mundësuar kandidatëve të doktoraturës të marrin eksperiencë jashtë Europës gjatë trajnimit të tyre.


2. Bursat Individuale - IF: mbështetje për kërkuesit me eksperiencë të cilët lëvizin mes shteteve, opsionalisht në sektorët jo-akademikë / Individual Fellowships - IF

Bursat Individuale / Individual Fellowships - IF mbështesin mobilitetin e kërkuesit brenda dhe jashtë Europës, si dhe ndihmojnë në tërheqjen e kërkuesve të huaj më të mirë të punojnë në BE. Granti në përgjithësi përfshin rrogën e dy viteve punë, leje lëvizshmërie, kostot e kërkimit dhe shpenzimet për institucionin mikpritës. Kërkuesit individualë paraqesin propozime për financime në lidhje me organizatën e tyre ku kanë planfikuar të shkojnë për të qëndruar. Propozimet e paraqitura prej tyre gjykohen në bazë të cilësisë së kërkimit, prespektivat e karrierës së tyre të ardhshme, dhe mbështetjen e ofruar nga organizata që e mirëpret. Kërkuesit që përfitojnë bursën mund ta shpenzojnë një pjesë të burses në një tjetër vend të Europës nëse kjo do të rrisë impaktin dhe ata që rifillojnë karrierën e tyre në Europë përfitojnë nga kushtet e veçanta të pranueshmërisë


3. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ndërsektorial nëpërmjet Shkëmbimit të Stafit Kërkimor dhe Inovativ - RISE / Research and Innovation Staff Exchange - RISE

RISE mbështet mobilitetin afatshkurtër të stafit kërkimor dhe inovativ në të gjithë nivelet e tyre të karrierës, nga më të rinjtë (post-graduimi) deri tek më të vjetrit (menaxhimi), përfshirë këtu edhe stafin administrative dhe teknik. RISE është i hapur ndaj partneriteteve ndërmjet universiteteve, institucioneve kërkimore dheorganizatave jo-akademike si brënda dhe jashtë Europës. Në partneritetet botërore lejohen edhe shkëmbime akademike- akademike.


4. Bashkëfinancimi i programeve rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat japin fonde për bursat që përfshijnë mobilitetin nga një vend në tjetrin / Co-funding of regional, national and international programmes - COFUND

MSCA ofron fonde shtesë për programet rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare për kërkimin dhe zhvillimin e karrierës. Programet COFUND inkurajojnë lëvizshmërinë e kërkuesve jashtë kufijve dhe sigurojnë kondita të mira pune. Kjo skeme përmban programe që mbështesin edhe bursat e doktoraturës.


5. Nata Europiane e Kërkuesve - NIGHT / European Researchers’ Night - NIGHT

Ky është një event publik mbarë-Europian i cili stimulon interesin në karrierat e kërkuesve, veçanërisht kërkuesve të rinj. Aktivitetet fokusohen tek publiku i gjerë dhe variojnë në forma të ndryshme si përshembull eksperimentet, shfaqjet shkencore, debatet, kompeticionet dhe kuizet. NIGHT zhvillohet çdo vit, në përgjithësi të premten e fundit të Shtatorit.

Programi i Punës / Work Programme

Nëse jeni të interesuar të aplikoni në Aktivitetet e Marie Sklodowska klikoni në këtë link: APLIKO MSCA.

Guida e Aplikimit në Aktivitetet e Marie Skłodowska-Curie/Marie Skłodowska-Curie Actions - MSCA

Nëse keni paqartësi për mënyrën e aplikimit kontakto: info@akti.gov.al dhe robert.dumi@akti.gov.al.