Informacione me Rëndësi

Pak Histori mbi shkencën shqiptare

Struktura e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Shqipëri

Programet Kombëtare për Kërkim dhe Zhvillim, Të dhëna dhe shifra

Strategjia për Kërkimin Shkencor, Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik 2009-2015

Strategjia e Inovacionit dhe Teknologjisë së Biznesit - BITS 2011-2016

Raportet e Progresit të Bashkimit Europian për Shqipërinë për vitet 2010 - 2014, Kapitulli 25: Kërkimi dhe Shkenca

Ligj Nr.9984, datë 11.9.2008 Për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e komunitetit "Programi i veçantë për sipërmarrjen dhe novacionin (EIP) të programit kuadër të konkurrueshmërisë dhe novacionit, 2007-2013""(Fletore Zyrtare Nr 143, Viti 2008, Faqe 143)

Ligji Nr. 9866, datë 31.1.2008 Për ratifikimin e Memoradumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për Pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Komunitetit Europian për kërkimin shkencor, zhvillimin teknologjik dhe veprimtarive të demonstrimit të Programit Shtatë Kuadër të BE FP7 2007-2013 (Fletore Zyrtare Nr 18, Viti 2008, Faqe 18)

Shqipëria & Programi Kuadër i BE për Kërkimin Shkencor e Teknologjik FP7 2007-2013, Të dhëna dhe Shifra

Dokumenti Strategjik i Komisionit Europian për Shqipërinë mbi IPA II (2014-2020)

Ligij nr. 132/2014 datë 2.10.2014 Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin kuadër "Horizon 2020 - Programi për kërkim dhe inovacion"

Modul Trajnimi "Si të aplikosh për Programin e BE-së për Kërkim Shkencor Horizon 2020"

ERA – European Research Area - Zona Europiane e Kërkimit Shkencor

Programi i BE Erasmus +

Programi i BE Lifelong Learning

Western Balkans Enterprise Development& Innovation Facility

Strategjia e Bashkimit Europian për Rritje Ekonomike Inteligjente 2010 - 2020

Strategjia Rajonale për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillim e Ballkanit Perëndimor: Vështrim i përgjithshëm për Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Ballkanin Perëndimor e publikua nga Banka Botërore në Tetor 2013.

Strategjia Adriatiko-Joniane e Bashkimit Europian

Raporti Vjetor i OECD për Shkencën, Teknologjinë dhe Industrinë për vitin 2014

Raporti Vjetor i Eurostatit për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin në BE për vitin 2013

Raportet Vjetore të UNESCOs për Shkencën

Java e Inovacionit

Albanian ICT Awards

HORIZON 2020

Horizon 2020 është programi më i madh Europian për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin duke vënë në dispozicion një fond prej afërsisht 80 Miliard Euro të vlefshëm për 7 vjet (2014 deri 2020), përpos investimit privat që këto para do të tërheqin. Ai premton më shumë progres, zbulime shkencore dhe vënie në zbatim të ideve të një niveli botëror.

Horizon 2020 është instrumenti financiar që synon të bëjë të mundur politikat e Unionit të Inovacionit, një iniciativë madhore që ka për qëllim sigurimin e konkurencës globale të Europës.

E parë si një nxitje në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, Horizon 2020 ka mbështetjen financiare të udhëheqësve të Europës si dhe të anëtarëve të Parlamentit Europian. Ata besojnë që kërkimi shkencor është një investim për të ardhmen kështu që e kanë vendosur në projektet e Bashkimit Europian me qëllim nxitjen e punësimit dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme, përfshirëse e të shpejtë.

Duke bashkuar kërkimin shkencor dhe inovacionin, Horizon 2020 është duke ndihmuar në arritjen e këtyre qëllimeve, me vënien e theksit në shkencën ekselente, lidershipin industrial dhe trajtimin e sfidave sociale. Synimi i këtij projekti është të garantojë që Europa do të ofrojë shkencë të nivelit botëror, të heqë barrierat (pengesat) për inovacionin dhe të lëhtësojë bashkëpunimin ndërmjet sektorëve privatë dhe publikë që të punojnë së bashku për të përcjellë sa më mirë inovacionin.

Horizon 2020 është i hapur për këdo, me një strukturë të thjeshtë e cila shmang burokracitë dhe shkurton kohë në mënyrë që pjesëmarrësit të fokusohen në atë çka është vërtet e rëndësishme. Kjo qasje siguron që projekti të zbatohet sa më shpejt dhe të arrijnë rezultate në një kohë më të shpejtë.

Programi Horizon 2020 është i ndërtuar mbi tre shtylla kryesore që u përgjigjen fushave të kërkimit shkencor që konsiderohen me rëndësi strategjike për BE-në dhe vendet e tjera. Këto fusha apo seksione programesh (programe sections) do ti gjeni në menunë Struktura e Horizon 2020.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni në programin Horizon 2020 klikoni në këtë link: APLIKO Horizon 2020

Nëse keni paqartësi për mënyrën e aplikimit kontakto: info@akti.gov.al dhe robert.dumi@akti.gov.al.