Informacione me Rëndësi

Pak Histori mbi shkencën shqiptare

Struktura e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Shqipëri

Programet Kombëtare për Kërkim dhe Zhvillim, Të dhëna dhe shifra

Strategjia për Kërkimin Shkencor, Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik 2009-2015

Strategjia e Inovacionit dhe Teknologjisë së Biznesit - BITS 2011-2016

Raportet e Progresit të Bashkimit Europian për Shqipërinë për vitet 2010 - 2014, Kapitulli 25: Kërkimi dhe Shkenca

Ligj Nr.9984, datë 11.9.2008 Për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e komunitetit "Programi i veçantë për sipërmarrjen dhe novacionin (EIP) të programit kuadër të konkurrueshmërisë dhe novacionit, 2007-2013""(Fletore Zyrtare Nr 143, Viti 2008, Faqe 143)

Ligji Nr. 9866, datë 31.1.2008 Për ratifikimin e Memoradumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për Pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Komunitetit Europian për kërkimin shkencor, zhvillimin teknologjik dhe veprimtarive të demonstrimit të Programit Shtatë Kuadër të BE FP7 2007-2013 (Fletore Zyrtare Nr 18, Viti 2008, Faqe 18)

Shqipëria & Programi Kuadër i BE për Kërkimin Shkencor e Teknologjik FP7 2007-2013, Të dhëna dhe Shifra

Dokumenti Strategjik i Komisionit Europian për Shqipërinë mbi IPA II (2014-2020)

Ligij nr. 132/2014 datë 2.10.2014 Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin kuadër "Horizon 2020 - Programi për kërkim dhe inovacion"

Modul Trajnimi "Si të aplikosh për Programin e BE-së për Kërkim Shkencor Horizon 2020"

ERA – European Research Area - Zona Europiane e Kërkimit Shkencor

Programi i BE Erasmus +

Programi i BE Lifelong Learning

Strategjia e Bashkimit Europian për Rritje Ekonomike Inteligjente 2010 - 2020

Strategjia Rajonale për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillim e Ballkanit Perëndimor: Vështrim i përgjithshëm për Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Ballkanin Perëndimor e publikua nga Banka Botërore në Tetor 2013.

Strategjia Adriatiko-Joniane e Bashkimit Europian

Raporti Vjetor i OECD për Shkencën, Teknologjinë dhe Industrinë për vitin 2014

Raportet Vjetore të UNESCOs për Shkencën

Raporti Vjetor i Eurostatit për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin në BE për vitin 2013

Java e Inovacionit

Albanian ICT Awards

Financime nga Programet Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit

Programet Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) përfshijnë programet dhe projektet që aplikohen në përputhje me fushat prioritare të miratuara nga Këshilli i Politikës Shkencore dhe Zhvillimit Teknologjik (KPSHZHT) për një periudhë të caktuar kohe (trevjeçare ose më shumë sipas interesave të vendit).

Programet Kombëtare implementohen nëpërmjet projekteve që realizojnë objektivat e programit, ku bashkëpunohet me një ose më shumë Institucione apo grupe specialistësh. Secili Program Kombëtar është pajisur me dokumenacionin përkatës të hartuar nga një grup ekspertësh të fushave përkatëse me tituj e grada shkencore.

Për periudhën 2010 - 2014 janë shtatë Programe Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit:

  • Programi Kombëtar "Shkencat Sociale dhe Albanologjike"
  • Programi Kombëtar "Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit (TIK)"
  • Programi Kombëtar "Bujqësia (Veterinaria, Zooteknika), Ushqimi dhe Bioteknologjitë"
  • Programi Kombëtar "Uji dhe Energjia"
  • Programi Kombëtar "Biodiversiteti dhe Mjedisi"
  • Programi Kombëtar "Shëndeti"
  • Programi Kombëtar "Materialet"

Financime nga Programi i Teknologjive dhe Inovacionit

Sektori i Teknologjisë dhe Inovacionit në bazë të VKM Nr. 903 datë 28/08/2009, mbështet dhe ndjek administrimin, menaxhimin dhe realizimin e Programit të Teknologjisë dhe Inovacionit, Programin e Infrastrukturës dhe atë të Qendrave të Ekselencës (këto të fundit i trajton Ministria e Arësimit dhe Sporteve) në vend duke synuar financimin e projekteve që kanë të bëjnë me transferim teknologjie sidomos në fushat prioritare të bujqësisë, ushqimit, mjedisit dhe shëndetit brënda kuadrit të Strategjisë së Kërkimit, Zhvillimit dhe Inovacionit.

Programi për Teknologjinë dhe Inovacionin në kuadrin e Programit Kombëtar për Teknologjinë dhe Inovacionin do të shërbejë për rritjen e pjesëmarrjes së sektorit privat në projekte të përbashkëta me stafe akademike për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e ndërmarrjeve në drejtim të rritjes së konkurencës së prodhimeve të tyre me anën e aplikimit të teknologjive inovative duke financuar projektet më të mira dhe më përfituese për vetë bizneset. Ky program do të synojë të ndërgjegjësojë dhe të rrisë edhe mbështetjen financiare të kërkimit dhe zhvillimit nga vetë sektori privat.

Pra sot biznesi privat mund të aplikojë në programet kombëtare duke bashkëfinancuar dhe realizuar projekte të përbashkëta të zhvillimit teknologjik dhe inovacionit me stafet akademike.

Qëllim prioritar i këtij programi është modernizimi i sektorit të biznesit përmes stimulimit të kompanive të angazhuara në inovacion dhe transferimin e teknologjive të reja përmes fondeve kombëtare të programeve IPA të BE-së si dhe fondeve në kuadrin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në programet COSME-EEN Rrjetit Evropian të Ndërmarrjeve, Horizon 2020, etj. të cilët do të ndikojnë edhe në rritjen cilësore të stafeve akademike dhe shkencëtarëve të rinj.

Financime nga Programet Dypalëshe të Bashkëpunimit Shkencor dhe Teknologjik

Marrëveshja Dypalëshe është një term i cili, përcakton marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore, të cilat vendosen në mes të dy shteteve. Një marrëdhënie midis dy entiteteve të cilat u përkasin dy shteteve të ndryshme, të vendosura në kornizën e një Marrëdhënie Bilaterale, u jep mundësinë këtyre vendeve në fjalë, të përfshihen në marrëdhënie "preferenciale" me njëra-tjetrën, të stipulara sipas protokollit të bashkëpunimit.

Agjenci a e Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit, në bazë të marrëveshjeve ndërshtetërore, mbështet punën e saj aktualisht në fushën e Marrëdhënieve Bilaterale me Austrinë, Turqinë dhe së shpejti me Kosovën.

Financime nga Programet e Bashkimit Europian

Bashkimi Europian, nëpërmjet Zonës Europiane të Kërkimit, ofron shumë programe që ndihmojnë në financimin e projekteve kërkimore shkencore. Në këto programe mund të marrin pjesë të gjithë kërkuesit shqiptarë me anë të projekteve të tyre dhe do të gjejnë mbështetje për punën e tyre, fonde për projektet e tyre në fushën e kërkimit, teknologjisë dhe inovacionit, bashkëpunim në infrastrukturat më moderne si dhe do të krijojnë ura bashkëpunimi me institucione homologe të shteteve të tjera.