Informacione me Rëndësi

Pak Histori mbi shkencën shqiptare

Struktura e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Shqipëri

Programet Kombëtare për Kërkim dhe Zhvillim, Të dhëna dhe shifra

Strategjia për Kërkimin Shkencor, Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik 2009-2015

Strategjia e Inovacionit dhe Teknologjisë së Biznesit - BITS 2011-2016

Raportet e Progresit të Bashkimit Europian për Shqipërinë për vitet 2010 - 2014, Kapitulli 25: Kërkimi dhe Shkenca

Ligj Nr.9984, datë 11.9.2008 Për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e komunitetit "Programi i veçantë për sipërmarrjen dhe novacionin (EIP) të programit kuadër të konkurrueshmërisë dhe novacionit, 2007-2013""(Fletore Zyrtare Nr 143, Viti 2008, Faqe 143)

Ligji Nr. 9866, datë 31.1.2008 Për ratifikimin e Memoradumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për Pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Komunitetit Europian për kërkimin shkencor, zhvillimin teknologjik dhe veprimtarive të demonstrimit të Programit Shtatë Kuadër të BE FP7 2007-2013 (Fletore Zyrtare Nr 18, Viti 2008, Faqe 18)

Shqipëria & Programi Kuadër i BE për Kërkimin Shkencor e Teknologjik FP7 2007-2013, Të dhëna dhe Shifra

Dokumenti Strategjik i Komisionit Europian për Shqipërinë mbi IPA II (2014-2020)

Ligij nr. 132/2014 datë 2.10.2014 Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin kuadër "Horizon 2020 - Programi për kërkim dhe inovacion"

Modul Trajnimi "Si të aplikosh për Programin e BE-së për Kërkim Shkencor Horizon 2020"

ERA – European Research Area - Zona Europiane e Kërkimit Shkencor

Programi i BE Erasmus +

Programi i BE Lifelong Learning

Strategjia e Bashkimit Europian për Rritje Ekonomike Inteligjente 2010 - 2020

Strategjia Rajonale për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillim e Ballkanit Perëndimor: Vështrim i përgjithshëm për Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Ballkanin Perëndimor e publikua nga Banka Botërore në Tetor 2013.

Strategjia Adriatiko-Joniane e Bashkimit Europian

Raporti Vjetor i OECD për Shkencën, Teknologjinë dhe Industrinë për vitin 2014

Raportet Vjetore të UNESCOs për Shkencën

Raporti Vjetor i Eurostatit për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin në BE për vitin 2013

Java e Inovacionit

Albanian ICT Awards

Financime nga Programet Dypalëshe të Bashkëpunimit Shkencor dhe Teknologjik

Agjencia e Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit, si rrjedhojë e atributeve të dhëna nga baza ligjore për krijimin e kësaj agjencie, ka për qëllim që të vërë në zbatim, në përputhshmëri të plotë me Strategjinë Kombëtare për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin (e fundit mban datën 2009-2015), të jetësojë marrëdhënie bashkëpunimi me organe të tjera të ngjashme me të jashtë vendit.

Për këtë qëllim AKTI, me anë të Drejtorisë së Projekteve Shumëpalëshe dhe Sektorit të Marrëdhënieve Bilaterale ka kryer disa arritje në këtë drejtim. Mungesa e fondeve, të cilat do të mbështesnin AKTI në vendosjen e marrëdhënieve bilaterale, ka krijuar një mungesë të veprimtarisë së shënuar në këtë fushë nga viti 2011 deri në 2014. Gjatë kësaj periudhe u përzgjodhën 10 projekte fituese (nga 12 projekte të paraqitura), nga thirrja e përbashkët me Slloveninë. Kjo thirrje u zbatua në një Protokoll Bashkëpunimi, të firmosur më 29.10.2010.

Me rialokimin e fondit të alokuar për të mbështetur ecurinë e Marrëdhënieve Bilaterale, një fokus dhe theks i ri u vendos në krijimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me shtetet të cilat kanë një protokoll bashkëpunimi me Shqipërinë, qoftë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, qoftë dhe në rastet kur këto protokolle bashkëpunimi janë me bazë dhe kuadër të gjerë veprimi.

AKTI, shënoi fillimin e marrëdhënieve të tilla me anë të firmosjes së Protokollit të Bashkëpunimit me Austrinë. Ky protokoll, u firmos në Tiranë më, 24.04.2014. Në kuadër të objektivave të punës së Drejtorisë së Programeve Ndërkombëtare dhe të Sektorit të Marrëdhënieve Bilaterale, më datë 5.12.2014 është kryer takimi i dytë më palën Austriake, me qëllim firmosjen e protokollit të rradhës së bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor dhe ndarjes së rezultateve të projekteve të gjeneruara nga Thirrja e parë, rrjedhojë e kësaj marrëveshje. Nga 16 projekte, nëpërmjet një vlerësimi të përbashkët, 10 projekte rezultuan fituese.

Më tej AKTI, shënon një Protokoll të dytë bashkëpunimi me TUBITAK (Turqi). Pas negociatave me palën Turke, me qëllim rivitalizimin e marrëdhënies Shqipëri-Turqi u angazhua që të rihapë këtë bashkëpunimin në fushën e kërkimit shkencor me Turqinë (TUBITAK). Ky bashkëpunim u rivitalizua me në thelb marrëveshjen ndërshtetërore, ekzistuese, e firmsur më 2011-tën, por që nuk kishte gjetur implementim për mungesë fondesh. Pas publikimit "Thirrjes për Projek", në faqen e AKTI, më dt. 24.12.2014 dhe përfundimit të afatit të kësaj të fundit, më dt. 20. 03.2015, u depozituan 16 Projekt Propozime.

Në kuadër të detyrave të përcaktuara dhe angazhimeve të parashikuara, ashtu si dhe në vijimësi dhe përputhje me politikat e qeverisë, Agjencia e Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), sheh si prijoritare vendosien e një protokolli bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës. Ky protokoll shihet si i nevojshëm, në frymën e përgjithshme të bashkëpunimit me Republikën e Kosovës dhe në vijim të këmbimit të eksperiencave pozitive. Ndër të tjera ky protokoll bashkëpunimi do të stipulonte më tej vullnetin e të dy vendeve për të bashkëpunuar në projekte të përbashkëta më qëllim hulumtimin, kërkimin shkencor dhe inovacion. Në vijim është e rëndësishme të përmendet se në frymën e politikave të projekteve të Bashkimit Europian, sa i përket kërkimit shkencor, inkurajohet fort bashkëpunimi rajonal.

Në këto kushte ky protokoll bashkëpunimi do të shtynte më tej:

  • Rrugët e përbashkëta për bashkëpunim shkencor dhe teknologjik
  • Nxitjen e komuniteteve shkencore për projekte të përbashkëta
  • Njohjen e kapaciteteve në rrugët e ndryshme të kërkimit dhe shkëmbimit të informacionit
  • Aktivitetet e përbashkëta me pjesëmarrjen e të dyja palëve
  • Bashkëveprim në projektet e Komisionit Europian, Horizon 2020, COST, EUREKA, etj.
  • Shkëmbimi i database për diasporën dhe kërkuesit në universitetet publike