Informacione me Rëndësi

Pak Histori mbi shkencën shqiptare

Struktura e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Shqipëri

Programet Kombëtare për Kërkim dhe Zhvillim, Të dhëna dhe shifra

Strategjia për Kërkimin Shkencor, Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik 2009-2015

Strategjia e Inovacionit dhe Teknologjisë së Biznesit - BITS 2011-2016

Raportet e Progresit të Bashkimit Europian për Shqipërinë për vitet 2010 - 2014, Kapitulli 25: Kërkimi dhe Shkenca

Ligj Nr.9984, datë 11.9.2008 Për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e komunitetit "Programi i veçantë për sipërmarrjen dhe novacionin (EIP) të programit kuadër të konkurrueshmërisë dhe novacionit, 2007-2013""(Fletore Zyrtare Nr 143, Viti 2008, Faqe 143)

Ligji Nr. 9866, datë 31.1.2008 Për ratifikimin e Memoradumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për Pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Komunitetit Europian për kërkimin shkencor, zhvillimin teknologjik dhe veprimtarive të demonstrimit të Programit Shtatë Kuadër të BE FP7 2007-2013 (Fletore Zyrtare Nr 18, Viti 2008, Faqe 18)

Shqipëria & Programi Kuadër i BE për Kërkimin Shkencor e Teknologjik FP7 2007-2013, Të dhëna dhe Shifra

Dokumenti Strategjik i Komisionit Europian për Shqipërinë mbi IPA II (2014-2020)

Ligij nr. 132/2014 datë 2.10.2014 Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin kuadër "Horizon 2020 - Programi për kërkim dhe inovacion"

Modul Trajnimi "Si të aplikosh për Programin e BE-së për Kërkim Shkencor Horizon 2020"

ERA – European Research Area - Zona Europiane e Kërkimit Shkencor

Programi i BE Erasmus +

Programi i BE Lifelong Learning

Western Balkans Enterprise Development& Innovation Facility

Strategjia e Bashkimit Europian për Rritje Ekonomike Inteligjente 2010 - 2020

Strategjia Rajonale për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillim e Ballkanit Perëndimor: Vështrim i përgjithshëm për Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Ballkanin Perëndimor e publikua nga Banka Botërore në Tetor 2013.

Strategjia Adriatiko-Joniane e Bashkimit Europian

Raporti Vjetor i OECD për Shkencën, Teknologjinë dhe Industrinë për vitin 2014

Raporti Vjetor i Eurostatit për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin në BE për vitin 2013

Raportet Vjetore të UNESCOs për Shkencën

Java e Inovacionit

Albanian ICT Awards

KONFERENCA E II-të "PROGRAMET KOMBËTARE TË KËRKIMIT DHE ZHVILLIMIT PËR VITET 2010-2014"


Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, AKTI, në kuadër të mbylljes së Programeve Kombëtare për vitet 2010-2014 organizoi në datën 1 korrik 2015 Konferencën e II-të "Programet Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit për vitet 2010-2014". Konferenca u mbajt në ambientet e Hotel Mondial, Tiranë.

Kjo Konferencë ishte në vijim të Seminarit I "Programet Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit për vitet 2010-2014" që u zhvillua në 15 nëntor 2014 ku u paraqitën rezultatet e kërkimit për grupin e parë të 25 projekteve nga totali prej 52 projektesh të financuara gjatë periudhës 2010-2014.

Qëllimi i organizimit të Konferencës ishte njohja me rezultatet e arritura nga 26 projektet e tjera të financuara nga Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, prezantimi nga drejtuesit e këtyre projekteve të impaktit që ato kanë patur nga pikëpamja shkencore e dobia praktike, risitë që kanë sjellë, rekomandimet si edhe perspektiva e Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit-PKKZH në vitet e mëpasme.

Në konferencë morrën pjesë drejtuesit e projekteve, dekanë të fakulteteve që kishin projekte të financuara nga AKTI, Ekspertëve të Komisioneve të Vlerësimit dhe Përgjegjësave të Departamenteve në Fakultetet që kishin projekte të financuara nga AKTI.

Më poshtë do të gjeni listën e plotë të gjithë projekteve të financuar nga AKTI në kuadër të "Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit për vitet 2010-2014" dhe prezantimet e çdo projekti.

Programi Kombëtar "Bujqesia, Ushqimi dhe Bioteknologjia"


Nr. Titulli i projektit Institucioni zbatues /
personi përgjegjës
Prezantimi
1 Vlerësimi i karakteristikave fizike, ujore, pjellorisë së tokës dhe teknologjitë për përmirësimin e tyre Universiteti Bujqësor i Tiranës / Prof. Dr. Aida Bani Prezantimi
2 Vlerësimi i disa metodave bioteknologjike për përmirësimin e treguesve të rritjes dhe shkurtimit të kohës së hyrjes në prodhim të fidanëve perimorë në kushte të disfavorshme tokësore dhe kultivimi Universiteti Bujqësor i Tiranës / Prof. Astrit Balliu Prezantimi
3 Menaxhimi i qëndrueshëm i tokës dhe plehërimit potasik si një kusht paraprak në efektivitetin e përdorimit të lëndëve ushqyese në tokë dhe rritjes së prodhimit në disa kultura bujqësore Universiteti Bujqësor i Tiranës / Prof. Ilir Kristo Prezantimi
4 Studimi i diversitetit gjenetik dhe strukturës së popullatave lokale të ruminanteve me anën e markereve molekulare, mikrosatelite, PCR-RFLP dhe PCR-SSCP Universiteti Bujqësor i Tiranës / Prof. Anila Hoda Prezantimi
5 Ngritja e laboratorit të prodhimit të micelës së kërpudhës në vendin tonë Universiteti Bujqësor i Tiranës / Prof. Jordan Mërkuri Prezantimi
6 Studimi i nënshartesave të mollës në kushtet e ekosistemit të rajoneve Korçë, Dibër dhe Lushnjë: rajonizimi i tyre dhe prodhimi i fidanëve të përshtatshëm për parcela intensive dhe superintensive Universiteti Bujqësor i Tiranës / Prof. Fadil Thomaj Prezantimi
7 Vlerësimi i potencialit të bogazit në Shqipëri nga mbetjet e kafshëve të fermave blegtorale- Impakti mjedisor nëpërmjet ndërtimit e implementimit të një impianti pilot në Ekonominë Didaktike Eksperimentale të Universitetit Bujqësor të Tiranës Universiteti Bujqësor i Tiranës / Prof. Enkelejda Sallaku Prezantimi
8 Zhvillimi dhe konsolidimi i kapaciteteve edukative dhe kërkimore të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe njeriut nga sëmundjet zoonotike dhe me ndikim të rëndësishëm ekonomik nëpërmjet përdorimit të metodave moderne laboratorike dhe transferimit të teknologjive inovative. Universiteti Bujqësor i Tiranës / Prof. Dhimitër Rapti Prezantimi
9 Kërkim mbi aspekte gjenetike të rezistencës antimikrobike të Staphylococcus aureus ne mastitin e gjedhit” Universiteti Bujqësor i Tiranës / Prof. Pranvera Çabeli Prezantimi
10 Studime fenobiologjike dhe klimatike-tokësore për kultivimin e lajthisë në territorin e Shqipërisë Universiteti Bujqësor i Tiranës / Prof. Petrit Rama Prezantimi
11 Konfirmimi i pozicionit taksonomik i shtamave te koleksionit kombetar te majave industriale nëpërmjet teknikave qelizore e molekulare. Izolimi, purifikimi dhe ruajtja e ADN genomike të këtyre shtamave. Fakulteti i Shkencave te Natyrs, UT / Prof. As. Klementina Puto Prezantimi
12 Resurset territoriale te vreshtarise dhe veretarise autoktone ne Shqiperi Fondacioni Drejt të Ardhmes / Prof. Dr. Petraq Ilollari Prezantimi
13 Studime epidemiologjike mbi faunën iksodide të popullatave autoktone të kafshëve të prodhimit e shoqërimit në Shqipëri dhe diagnoza molekulare e patogjenëve që mbahen prej tyre ISUV / Selman Zanaj Prezantimi
14 Projekti i Ullirit Universiteti Bujqësor i Tiranës / Prof. Fadil Thomaj Prezantimi

Programi Kombëtar "Biodiversiteti dhe Mjedisi"


Nr. Titulli i projektit Institucioni zbatues /
personi përgjegjës
Prezantimi
1 Larmia Llojore dhe Gjenetike e bimëve të rralla e endemike dhe rrezikimet natyrore të tyre, në ekosistemin natyror: Mali i Këndërvicës-Mali i Çikës dhe Mali i Tomorrit Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT / Prof. Petrit Hoda Prezantimi
2 Vleresimi i parametrave dhe fenomeneve te ndotjes ajrit dhe impaktet ne mjedis Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT / Prof. Dr. Florian Vila Prezantimi
3 Vlerësimi i eutrofikimit të ujrave dhe i ujëkëmbimit hidraulik me detin në sistemin lagunor Vilun-Velipojë me synim përmirësimin e gjëndjes aktuale. Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT / Prof. As. Ariana Ylli Prezantimi
4 Rajonizimi dhe vleresimi i riskut mjedisor mbeshtetur ne ndikimin e shfrytezimeve te braktisura te lendeve te para minerare Fakulteti Gjeologji Miniera, UPT / Prof. Gafur Muka Prezantimi
5 Studimi i fushës gjeomagnetike të tokës në rrjetin mbështetës magnetik, rivlerësimi i anomalive magnetike dhe përzgjedhja e vend-ndodhjes së Observatorit të parë Magnetik të Shqipërisë IGJEUM, UPT / Prof. Petrika Kosho & Prof. Jani Skrami Prezantimi
6 Vlerësimi i rrezikut potencial dhe aktual i erozionit të tokës për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS) dhe teknologjisë së vlerësimit sipas CORIN LAND COVER ALBANIA 2010 IGJEUM, UPT / Prof. Vangjo Kovaçi Prezantimi
7 Studimi i përqëndrimit të niveleve të radonit në sektorët me rrezik të lartë dhe përcaktimi I niveleve të radionuklideve natyrore në llojet kryesore litologjike të Shqipërisë IGJEUM, UPT / Prof. Safet Dogjani Prezantimi
8 Monitorimi i midhikultures dhe i shtreses jetesore ne liqenin e Butrintit Universiteti Bujqësor i Tiranës / Dr. Jerina Kolitari Prezantimi
9 Analizimi dhe hartografimi i ndotjes se tokes nga metale te rende ne zonen e elbasanit duke perdorur rreze X fluoreshence Universiteti Bujqësor i Tiranës / Prof. Fatbardh Sallaku Prezantimi
10 Zhvillimi dhe zbatimi i metodave analitike për vlerësimin e ndotjes së mjedisit nga substancat toksike në ujrat sipërfaqësore, nëntokësore dhe të pijshëm në rajonin e Vlorës Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë / Prof. Bilal Shkurtaj Prezantimi
11 Studim zoogjografik, ekologjik dhe kariologjik për gjitarët e Rendeve Insectivora, Rodentia dhe Carnivora (Mammalia) në Prefekturën e Gjirokastrës Universiteti "Eqerem Çabej" Gjirokastër / Prof. Gligor Paspali Prezantimi
12 ARTRO-KONTROLL: Vleresimi i gjendjes dhe i shkalles se riskut prej antropodeve (Miriapoda: Iulidau, Dipteria: Culicidae) mbi shendetin publik ne zonat me stres te larte ekologjik, si rezultat i ndikimit te njeriut dhe permbytjeve Instituti i Shëndetit Publik / Prof. Enkelejda Dikolli Prezantimi
13 Aplikimi i teknologjive të imazheve satelitore në vlerësimin dhe parashikimin  e integruar të fenomeneve gjeodinamike, me qëllim zbutjen e pasojave, në zonat urbane dhe turistike të rajonit bregdetar Shërbimi Gjeologjik Shqiptar/ Ing. Mentor Lamaj Prezantimi

Programi Kombëtar "Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit"


Nr. Titulli i projektit Institucioni zbatues /
personi përgjegjës
Prezantimi
1 Infrastruktura e komunikimit dhe pajisjet e nevojshme për një laborator kërkimesh për mbështetjen e punimeve të Doktoraturës Fakulteti  i Teknologjsë së Informacionit, UPT / Dr. Bexhet Kamo Prezantimi
2 Studim arkeologjik i kalasë së Tiranës nëpërmjet Teknologjive të reja gjeofizike të ERT dhe gjeoradarit IGJEUM, UPT / Dr. Hamza Reçi Prezantimi
3 Teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit në ndihmë të procesit të edukimit shkencor Universiteti "Luigj Gurakuqi" Shkodër / Prof. Shpresa Ahmetaga Prezantimi
4 Informatizimi i sistemit të informacionit në QSUT Ministria Shëndetësisë / Dr. Paulin Kodra Prezantimi
5 Krijimi i laboratorëve virtualë për lëndët e Fizikës, Kimisë dhe Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Natyrore Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT / Prof. Bejo Duka  Prezantimi

Programi Kombëtar "Shëndetësia"


Nr. Titulli i projektit Institucioni zbatues /
personi përgjegjës
Prezantimi
1 Studimi i faktorëve të riskut në trurin normal dhe në zhvillimin e tumoreve të trurit Fakulteti i Mjekësisë, UT / Prof. Mentor Petrela Prezantimi
2 Polimorfizmi gjenetik  sistemit HLA në popullatën Shqiptare dhe roli i markuesve imunologjik dhe imunogjenetik në realizimin e transplanteve dhe diagnozën e sëmundjeve autoimune Fakulteti i Mjekësisë, UT / Prof. Genc Sulçebe Prezantimi
3 Vlerësimi i gjendjes se jodit në popullatën shqiptare pas përmiresimit të profilaksisë së pamjaftueshmërisë jodike Instituti i Shëndetit Publik / MSc. Jolanda Hyska Prezantimi
4 Matja e prevalencës së HTA në popullatën adulte dhe lidhja e tij me nivelin serik të kolesterolit, glicemisë dhe acidit urik Universiteti. "Fan. S. Noli" Korçë / Dr. Eda Stasa Prezantimi
5 Modele paraashikues për sezonin Polenik të disa bimëve Alergjizuese U.N.Y.T / Dr. Elona Gjebrea Prezantimi

Programi Kombëtar "Uji dhe Energjia"


Nr. Titulli i projektit Institucioni zbatues /
personi përgjegjës
Prezantimi
1 Menaxhimi i integruar i burimeve ujore në bregdetin Jonian Fakulteti Gjeologji Miniera, UPT / Prof. Përparim Hoxha Prezantimi
2 Vlerësimi i vulnerabilitetit të ujrave nëntokësore-mënyrë efikase për mbrojtjen e tyre nga ndotjet Fakulteti Gjeologji Miniera, UPT / Prof. Arjan Beqiraj Prezantimi
3 Studimi Kompleks sistemit ujor të Liqenit të Shkodrës dhe lumenjve Buna e Drin: a). Studimi hidrologjik, b). Rregullimi i rregjimit IGJEUM, UPT / Prof. Molnar Kolaneci    Prof. Sotiraq Pandazi Prezantimi
4 Studim mbi vlerësimin e potencialit natyror të energjise diellore dhe përdorimin e saj në ndërtesë me qëllim përmirësimin e performances energjitike të ndërtesës. Rast në studim: Përdorimi i energjisë diellore për ujin “sanitary” me lloje të ndryshme impiantesh në zonën Tiranë-Durrës Fakulteti i Inxhinjerisë Mekanike, UPT / Prof. Andonaq Londo Prezantimi
5 Model – kodi i prodhuesve të ujit. BINDI, Shpk / Ing. Kujtim Kopliku Prezantimi
6 Ngritja e një qendre laboratorike studimore të shfrytëzimit të biomasës agropyjore për biogaz dhe energji si dhe analiza e strukturës inxhinierike të proçeseve në një impiant pilot eksperimental Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT / Prof. Ilirjan Malollari Prezantimi
7 Studimi dhe vlerësimi i parametrave të sigurisë për ngritjen dhe funksionimin e një centrali elektrik bërthamor Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT / Prof. Fatos Ylli Prezantimi
8 Rivlerësimi i ujrave nëntokësore të Shqipërisë dhe krijimi i pasaportave teknike të burimeve kryesore natyrale Shërbimi Gjeologjik Shqiptar / Dr. Arben Pambuku Prezantimi

Programi Kombëtar "Materialet"


Nr. Titulli i projektit Institucioni zbatues /
personi përgjegjës
Prezantimi
1 Ngritja e laboratorit të karakterizimit të materialeve: Mbetjet Plastike Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT / Prof. Elmaz Shehu Prezantimi
2 Arkeometria  e terrakotave në rajonin – kodra Dautaj, Durrës Fakulteti Gjeologji Miniera, UPT / Dr. Enkelejda Beqiraj Prezantimi

Programi Kombëtar "Shkencat Sociale dhe Albanologjike"


Nr. Titulli i projektit Institucioni zbatues /
personi përgjegjës
Prezantimi
1 Komunikimi ndëretnik në Ballkan Fakulteti  Histori - Filologji, UT / Prof. As. Aljula Jubani Prezantimi
2 Historia e shqiptarëve në shekullin XX QSA / Prof. Muharrem Dezhgiu Prezantimi
3 Enciklopedia Shqiptare QSA / Prof. Ardian Marrashi Prezantimi
4 Studim kombëtar për delinkuencën Studio "D-Tirana" / Dr. Admir Duraj Prezantimi
5 Integrimi i diasporës ne shkencën, ekonominë dhe kulturën shqiptare  INSTITUTI ALB SHKENCA / Prof. Ardian Maci Prezantimi