Ditë Informative tek Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"


Më datë 20 Janar 2015, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, organizoi në ambientet e Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" një Ditë Trajnimi mbi programin e ri europian Horizon 2020, Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve (EEN), Qendrat e Përbashkëta Kërkimore (JRC) dhe Rrjetin Euraxess.

Ky event vjen në përputhje me zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale "Axhenda Dixhitale e Shqipërisë 2014-2020" dhe Rekomandimet e Komisionit Evropian për zgjerimin e Zonës Evropiane të Kërkimit në të cilën studiuesit, njohuritë shkencore dhe teknologjia mund të qarkullojnë lirshëm. Kërkuesit Shkencor e mirëpritën eventin dhe u shprehën të gatshëm se do të përfshihen gjerësisht në programet dhe rrjetet ndërkombëtare mbi të cilat u trajnuan.