Ditë Informative tek Universiteti Europian i Tiranës


Më datë 16 Janar 2015, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës (UET), një Ditë Trajnimi mbi mundësitë e aplikimit në thirrjet e shpallura nga programi i ri evropian Horizon 2020, bashkëpunimin me Qendrat e Përbashkëta Evropian (JRC) dhe përdorimin në mënyrë efiçente të Rrjetit EURAXESS e cila brenda vetes mbart edhe Kartën Evropiane për Kërkuesit Shkencorë dhe Kodin e Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë.

Programet që u prezantuan u ndoqën me shumë interes nga ana e stafit akademik të UET-së. Kërkuesit u shprehën të bindur se aplikimet që do të vijojnë në këto programe do ti ndihmojnë jo vetëm në lidhjet e reja të bashkëpunimit me institucionet vendase dhe ndërkombëtare por do të rrisë njohuritë, lëvizshmërinë dhe vizibilitetin e tyre si universitet.