Ditë Trajnimi tek Universiteti Metropolitan i Tiranës


Më datë 28 Janar 2015, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi në ambientet e Universitetit “Metropolitan Tirana” një Ditë Trajnimi mbi Strategjinë Evropa 2020 dhe Unioni i Inovacionit me programin Horizon2020. Gjithashtu kërkuesit shkencor morën informacione të vlefshme për aplikime në Rrjetin Evropian të Ndërmarrjeve (EEN), Rrjetin Euraxess dhe bashkëpunimin me Qendrat Kërkimore të Përbashkëta (JRC).

Trajnimi që u zhvillua u ndoq me interes shumë të madh dhe mendohet se aplikimet si në programet evropiane dhe në rrjetet e ndryshme ndërkombëtare do të ndihmojë kërkuesit në rritjen e progresit shkencor dhe në zgjerimin e Zonës Evropiane të Kërkimit. AKTI do të vazhdojë të jetë sa më aktiv për integrimin dhe pjesëmarrjen e kërkuesve shkencor vendas në programet e Komisionit Evropian dhe në anëtarësimin e tyre në rrjete kërkimore evropiane.