Informacione me Rëndësi

Pak Histori mbi shkencën shqiptare

Struktura e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Shqipëri

Programet Kombëtare për Kërkim dhe Zhvillim, Të dhëna dhe shifra

Strategjia për Kërkimin Shkencor, Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik 2009-2015

Strategjia e Inovacionit dhe Teknologjisë së Biznesit - BITS 2011-2016

Raportet e Progresit të Bashkimit Europian për Shqipërinë për vitet 2010 - 2014, Kapitulli 25: Kërkimi dhe Shkenca

Ligj Nr.9984, datë 11.9.2008 Për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e komunitetit "Programi i veçantë për sipërmarrjen dhe novacionin (EIP) të programit kuadër të konkurrueshmërisë dhe novacionit, 2007-2013""(Fletore Zyrtare Nr 143, Viti 2008, Faqe 143)

Ligji Nr. 9866, datë 31.1.2008 Për ratifikimin e Memoradumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për Pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Komunitetit Europian për kërkimin shkencor, zhvillimin teknologjik dhe veprimtarive të demonstrimit të Programit Shtatë Kuadër të BE FP7 2007-2013 (Fletore Zyrtare Nr 18, Viti 2008, Faqe 18)

Shqipëria & Programi Kuadër i BE për Kërkimin Shkencor e Teknologjik FP7 2007-2013, Të dhëna dhe Shifra

Dokumenti Strategjik i Komisionit Europian për Shqipërinë mbi IPA II (2014-2020)

Ligij nr. 132/2014 datë 2.10.2014 Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin kuadër "Horizon 2020 - Programi për kërkim dhe inovacion"

Modul Trajnimi "Si të aplikosh për Programin e BE-së për Kërkim Shkencor Horizon 2020"

ERA – European Research Area - Zona Europiane e Kërkimit Shkencor

Programi i BE Erasmus +

Programi i BE Lifelong Learning

Western Balkans Enterprise Development& Innovation Facility

Strategjia e Bashkimit Europian për Rritje Ekonomike Inteligjente 2010 - 2020

Strategjia Rajonale për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillim e Ballkanit Perëndimor: Vështrim i përgjithshëm për Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Ballkanin Perëndimor e publikua nga Banka Botërore në Tetor 2013.

Strategjia Adriatiko-Joniane e Bashkimit Europian

Raporti Vjetor i OECD për Shkencën, Teknologjinë dhe Industrinë për vitin 2014

Raporti Vjetor i Eurostatit për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin në BE për vitin 2013

Raportet Vjetore të UNESCOs për Shkencën

Java e Inovacionit

Albanian ICT Awards

Ditë Trajnimi në Qëndrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Vlorë


Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi më datë 19 Nëntor 2014 në ambientet e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore Vlorë (QTTB Vlorë) një Ditë Trajnimi mbi Programin e ri Europian Horizon 2020, Rrjetin Euraxess dhe Kartën Europiane për Kërkuesit dhe Kodin e Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve. Kërkuesit u informuan mbi mënyrën e thithjeve të fondeve të shumta që ka vënë në dispozicion Bashkimi Europian në kuadër të Horizon2020. Për më tepër...

Ditë Informative tek Akademia e Shkencave të Shqipërisë


Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, më datë 4 Nëntor 2014 organizoi në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë një Ditë Informative mbi programin e ri Europian Horizon 2020 që financon kërkimin shkencor dhe Rrjetin Euraxess që mbështet mobilitetin e kërkuesve nëpër vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Për më tepër...

Ditë Informative në Universitetin "Marin Barleti"


  • Në kuadër të promovimit të Programit të ri Europian Horizon 2020 dhe të programeve të tjera që financojnë dhe mbështesin Kërkimin Shkencor, si Euraxess dhe JRC, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, më datë 15 Tetor 2014 organizoi një Ditë Informative në ambientet e Universitetit "Marin Barleti". Të pranishëm në këtë takim ishin kërkuesit e "Institutit të Kërkimit dhe Zhvillimit Barleti". Palët u shprehën shumë të interesuara mbi programin e ri Horizon 2020 dhe pati pyetje të shumta mbi mënyrën e aplikimit dhe për thirrjet që janë shpallur në faqen zyrtare Horizon 2020. Gjithashtu vëmendje e veçantë ju kushtua dhe rrjetit Euraxess, Qendrave të Përbashkëta Kërkimore (JRC) dhe Kartës Europiane dhe Kodit të sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve.

    Ditë Informative në Institutin e Shëndetit Publik


  • Në kuadër të promovimit të programeve Europiane Horizon 2020, Euraxess dhe JRC, AKTI më 13 Tetor 2014, organizoi në ambientet e Institutit të Shëndetit Publik një Ditë Informative. Në takim ishin pjesëmarrës kërkues dhe specialistë të departamenteve të ndryshme të cilët treguan shumë interes për pjesëmarrje dhe bashkëpunim me këto programe. Shumë nga kërkuesit kishin dhe eksperienca të mëparshme në projektet europiane si dhe ne bashkëpunimet me JRC. Fusha e re për ta gjatë këtij prezantimi ishte Euraxess dhe Karta Europiane dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesit. Kërkuesit u shprehën të gatshëm për firmosjen e kësaj karte dhe së shpejti presim që dhe Instituti i Shëndetit Publik të bëhet nga të parat institucione shqiptare që aplikojne dhe respektojnë rregullat europiane për kërkuesit.

    Ditë Informative në Universitetin Bujqësor të Tiranës


  • Më 2 Tetor 2014, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), organizoi në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), një ditë informative, me qëllim informimin e kërkuesve të këtij universiteti për risitë e programeve Europiane që financojnë Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin. Programet që u prezantuan ishin: Horizon 2020, Rrjeti Euraxess, Karta Europiane për Kërkuesit dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesit dhe Qendrat e Përbashkëta Kërkimore (JRC). Për më tepër...

    Protokolli i bashkëpunimit shkencor-teknologjik ndërmjet Austrisë dhe Shqipërisë


  • Në zbatim të marrëveshjes qeveritare nënshkruar në maj 2012, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe Ministria Federale Austriake e Shkencës dhe Kërkimeve më datë 23-24 prill 2014 mbajtën në Tiranë takimin e parë të Komisionit të Përbashkët Shqiptaro-Austriak për bashkëpunim shkencor-teknologjik. Për më tepër...

    Ditë Informative në Universitetin “Eqrem Cabej”


    Më datën 06 Maj 2014, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi në ambientet e Universitetit "Eqerem Çabej" Gjirokastër, një Ditë Informative mbi Programet Shkencore Europiane që financojnë Kërkimin Shkencor. Për më tepër...

    Ditë Informative tek Qëndra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë- Krujë


    Më datë 01 Maj 2014, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi një Ditë Informative mbi programet Europiane të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit që financojnë dhe mbështesin Kërkimin Shkencor, tek ambientet e QTTB-Fushë Krujë (Qëndra e Trasferimeve të Teknologjive Bujqësore). Për më tepër...

    Ditë Informative tek Qendra Kombëtare e Inxhinierisë Biomjekësore


    Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit vazhdon Ditët Informative mbi Programet Europiane që financojnë dhe mbështesin Kërkimin Shkencor. Më datë 10 Prill 2014, Drejtoria e Programeve Ndërkombëtare organizoi një Ditë Informative tek ambientet e Qendrës Kombëtare të Inxhinerisë Biomjekësore... Për më tepër...

    Ditë Informative tek Shërbimi Gjeologjik Shqiptar


    13 Mars 2014, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi një Ditë Informative mbi programet Europiane që financojnë Kërkimin Shkencor, tek ambientet e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Për më tepër...

    Ditë Informative tek Universiteti Beder


    Më datë 27 Shkurt 2014 Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), organizoi një Ditë Informative mbi Programet e reja Evropiane që financojnë Kërkimin Shkencor pranë Universitetit Beder. Në takim morrën pjesë figura të shquara Pedagogësh Turqë si Bayram Karci, Bunyamin Caglayan, Atakan Derelioglu, etj. Programet Europiane që u prezantuan ishin, JRC( Joint Research Centres), Horizon 2020, Euraxess, Karta Europiane për Kërkuesit dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesit. Për më tepër...

    Ditë Informative pranë Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit


    Në vazhdim të fushatës për promovimin e programeve të Komisionit Europian, më datë 18 Shkurt 2014, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi në ambientet e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit një Ditë Informative mbi Programet Europiane Horizon 2020, Euraxess, The European Charter for Researchers and Code of Conduct for the Recruitment of Researchers dhe JRC (Qëndrat e përbashkëta Kërkimore). Për më tepër...

    Ditë Informative në Universitetin Polis


    5 Shkurt 2014 , Drejtoria e Programeve Ndërkombëtare pranë Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi në ambientet e Universitetit Polis, një Ditë Informative me qëllim informimin e kërkuesve vendas për risitë e programeve Erasmus+, Euraxess, Kartën Europiane për Kërkuesit dhe Kodin e Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesit, Horizon2020, COST dhe rritjen e bashkëpunimit me qëndrat e përbashkëta Kërkimore Europiane (JRC).

    Erasmus + është programi i ri për lëvizshmërinë e studentëve në arsim, arsim profesional, rini dhe sport me afat 7 vjeçar dhe do ketë si qëllim mbështetjen e shkëmbimeve kulturore, bashkëpunimit për inovacionin si dhe mbështetje për reformat arsimore. .. Për më tepër...

    Ditë Informative në Universitetin Epoka


  • Më datë 17 Janar 2014, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi në mjedisin e Universitetit "Epoka" një Ditë Informative mbi Qendrat e Përbashkëta të Kërkimit – JRC, Programin Europian Horizon 2020, Rrjetin Euraxess, Kartën Europiane për Kërkuesit dhe Kodin e Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesit. Objektivi i kësaj Dite Informative ishte njohja e një komuniteti më të gjerë kërkuesish shqiptarë me të rejat e fundit që sjellin programet e ndryshme Europiane që financojnë Projektet e Kërkimit dhe Zhvillimit.

    Komisioni Europian i ka kushtuar një rëndësi të veçantë, Kërkimit Shkencor në rajon dhe Zgjerimit të Zonës Europiane të Kërkimit. Janë pikërisht programet Horizon 2020, Qendrat e Përbashkëta të Kërkimit – JRC, Rrjeti Euraxess që mundësojnë realizimin e këtij objektivi... Për më tepër...