Informacione me Rëndësi

Pak Histori mbi shkencën shqiptare

Struktura e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Shqipëri

Programet Kombëtare për Kërkim dhe Zhvillim, Të dhëna dhe shifra

Strategjia për Kërkimin Shkencor, Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik 2009-2015

Strategjia e Inovacionit dhe Teknologjisë së Biznesit - BITS 2011-2016

Raportet e Progresit të Bashkimit Europian për Shqipërinë për vitet 2010 - 2014, Kapitulli 25: Kërkimi dhe Shkenca

Ligj Nr.9984, datë 11.9.2008 Për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e komunitetit "Programi i veçantë për sipërmarrjen dhe novacionin (EIP) të programit kuadër të konkurrueshmërisë dhe novacionit, 2007-2013""(Fletore Zyrtare Nr 143, Viti 2008, Faqe 143)

Ligji Nr. 9866, datë 31.1.2008 Për ratifikimin e Memoradumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për Pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Komunitetit Europian për kërkimin shkencor, zhvillimin teknologjik dhe veprimtarive të demonstrimit të Programit Shtatë Kuadër të BE FP7 2007-2013 (Fletore Zyrtare Nr 18, Viti 2008, Faqe 18)

Shqipëria & Programi Kuadër i BE për Kërkimin Shkencor e Teknologjik FP7 2007-2013, Të dhëna dhe Shifra

Dokumenti Strategjik i Komisionit Europian për Shqipërinë mbi IPA II (2014-2020)

Ligij nr. 132/2014 datë 2.10.2014 Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin kuadër "Horizon 2020 - Programi për kërkim dhe inovacion"

Modul Trajnimi "Si të aplikosh për Programin e BE-së për Kërkim Shkencor Horizon 2020"

ERA – European Research Area - Zona Europiane e Kërkimit Shkencor

Programi i BE Erasmus +

Programi i BE Lifelong Learning

Western Balkans Enterprise Development& Innovation Facility

Strategjia e Bashkimit Europian për Rritje Ekonomike Inteligjente 2010 - 2020

Strategjia Rajonale për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillim e Ballkanit Perëndimor: Vështrim i përgjithshëm për Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Ballkanin Perëndimor e publikua nga Banka Botërore në Tetor 2013.

Strategjia Adriatiko-Joniane e Bashkimit Europian

Raporti Vjetor i OECD për Shkencën, Teknologjinë dhe Industrinë për vitin 2014

Raporti Vjetor i Eurostatit për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin në BE për vitin 2013

Raportet Vjetore të UNESCOs për Shkencën

Java e Inovacionit

Albanian ICT Awards

Ditë Informative tek Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave (UPT)


Në kuadër të Programit Horizon 2020, Rrjetit Euraxess, Kartës Europiane për Kërkuesit Shkencorë dhe Kodit të Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë, më datë 14 Shtator 2015, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi në ambientet e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave (UPT) një Ditë Informative.

Prezantimet dhe informacionet që u përcollën u ndoqën me shumë interes dhe pati diskutime të ndryshme mbi mënyrën e aplikimit në Programin Horizon 2020, (thirrjet e shpallura, fusha, buxheti dhe afatet kohore). Nuk mungoi gjithashtu interesi për Rrjetin Euraxess dhe Kartën Europiane për Kërkuesit Shkencorë dhe Kodit e Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë.

Bashkëpunimi me rrjetet dhe komunitetet e ndryshme të kërkimit shkencor shihet si një hap i domosdoshëm për gjetjen e partnerëve dhe rritjen e suksesit në Programet Ndërkombëtare që financojnë Kërkimin Shkencor.

Ditë Informative tek Akademia e Sigurisë


Më datë 10 Shtator 2015, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi në ambientet e Akademisë së Sigurisë një Ditë Informative mbi Programin Horizon 2020, Rrjetin Euraxess, Kartën Europiane për Kërkuesit Shkencorë dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë.

Stafi Akademik prezent në këtë takim u mirë informuan mbi të gjitha shtyllat dhe fushat e Programit Horizon 2020. Një theks i veçantë ju kushtua rëndësisë së gjetjeve të partnerëve dhe regjistrimit të profilit të Akademisë dhe Stafit Akademik përbërës në rrjete dhe komunitete të ndryshme si (EEN), Cordis, Euraxess etj.

Aktiviteti i organizuar pati një impakt shumë pozitiv dhe kërkuesit shkencor u shprehën se në të ardhmen do të rrisnin bashkëpunimin me AKTI-n dhe me aktorët e tjerë ndërkombëtar.

Ditë Informative tek Instituti Kanadez i Teknologjisë


Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit më datë 09 Shtator 2105, organizoi në ambientet e Institutit Kanadez të Teknologjisë, një Ditë Trajnimi mbi Programin Horizon 2020, Rrjetin Euraxess, Qëndrat e Përbashkëta Kërkimore (JRC), Kartën Europiane për Kërkuesit Shkencorë dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë.

Një vëmendje e veçantë ju kushtua thirrjeve të hapura që janë shpallur tek faqja zyrtare web e Programit Horizon 2020. Thithja e fondeve, aplikimet me projekt propozime dhe bashkëpunimi me pikat kombëtare të kontaktit Horizon 2020, do të ndihmojnë jo vetëm në rritjen e kapaciteteve dhe njohurive në fushën e Kërkimit Shkencor por do të kontribuojnë edhe në rritjen e nivelit ekonomik, kulturor dhe social të vendit.

Stafi Akademik që ishte prezent në këtë takim u shpreh entuziast për oportunitetin e ofruar nga Programi Horizon 2020 dhe u shprehën se do të ndërmerrnin të gjitha hapat e nevojshëm për të qen sa më aktivë në këtë Program.

Ditë Trajnimi tek Akademia Profesionale e Biznesit


Në kuadër të Programi të ri Europian Horizon 2020, Rrjetit Euraxess dhe Rrjetit të Ndërmarrjeve Europiane (EEN), më datë 21 Korrik 2015, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi në ambientet e Akademisë Profesionale të Biznesit një Ditë Trajnimi mbi mënyrën e përfitimit të financimeve dhe aplikimeve në këto programe.

Në këtë aktivitet ishin të ftuar edhe përfaqësues të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të cilët u shprehën se ishin të gatshëm të bashkëpunonin me botën akademike duke kontribuar kështu në rritjen e transferimit të njohurive dhe teknologjive të reja.

Takimi pati një impakt shumë pozitiv tek të pranishmit dhe pritet që rezultatet që do të pasojnë këtë takim do të jenë të larta.

Ditë Trajnimi tek Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës


Më date 9 Korrik 2015 Sektori i Marrëdhënieve Shumë-Palëshe (AKTI), organizoi në ambientet e Fakultetit të Shkencave Natyrore (Universiteti i Tiranës) një Ditë Trajnimi mbi Programet Europiane dhe Rrjetet Ndërkombëtare që financojnë dhe mbështesin kërkimin shkencor.

Programet dhe Rrjetet që u prezantuan ishin: Horizon 2020, Rrjeti Euraxess dhe Rrjeti i Ndërmarrjeve Europiane (EEN).

Në këtë takim ishin të pranishëm kërkues shkencor të fushave të ndryshme. Gjatë seancës trajnuese u diskutua edhe për rëndësinë e veçantë që ka bashkëpunimi me bizneset dhe trasferimi i njohurive dhe teknologjive nga Universiteti tek Ndërmarrjet e vogla dhe të Mesme (SME). Komisioni Europian i mirëpret të gjitha projekt propozimet që vijnë në këtë drejtim, të cilat janë në përputhje me parimet e Strategjisë Europa 2020 dhe ndihmojnë në rritjen e punësimit, transferimin e njohurive dhe teknologjive të reja nga bota akademike në treg.

KONFERENCA E II-të "PROGRAMET KOMBËTARE TË KËRKIMIT DHE ZHVILLIMIT PËR VITET 2010-2014"

Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, AKTI, në kuadër të mbylljes së Programeve Kombëtare për vitet 2010-2014 organizoi në datën 1 korrik 2015 Konferencën e II-të "Programet Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit për vitet 2010-2014". Konferenca u mbajt në ambientet e Hotel Mondial, Tiranë.

Kjo Konferencë ishte në vijim të Seminarit I "Programet Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit për vitet 2010-2014" që u zhvillua në 15 nëntor 2014 ku u paraqitën rezultatet e kërkimit për grupin e parë të 25 projekteve nga totali prej 52 projektesh të financuara gjatë periudhës 2010-2014.

Qëllimi i organizimit të Konferencës ishte njohja me rezultatet e arritura nga 26 projektet e tjera të financuara nga Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, prezantimi nga drejtuesit e këtyre projekteve të impaktit që ato kanë patur nga pikëpamja shkencore e dobia praktike, risitë që kanë sjellë, rekomandimet si edhe perspektiva e Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit-PKKZH në vitet e mëpasme. Për më tepër...

Ditë Trajnimi tek Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë


Më datë 11 Qershor 2015 Sektori i Marrëdhënieve Shumë-Palëshe (AKTI), organizoi në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë një Ditë Trajnimi mbi Programet Europiane dhe Rrjetet Ndërkombëtare që financojnë dhe mbështesin kërkimin shkencor.

Programet dhe rrjetet që u prezantuan ishin: Horizon 2020, Rrjeti Euraxess, Rrjeti i Ndërmarrjeve Europiane (EEN), Qendrat e Përbashkëta Kërkimore (JRC), Karta Europiane për Kërkuesit Shkencorë dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë.

Gjatë seancës trajnuese pati interes dhe pyetje të shumta mbi mënyrën e bashkëpunimit me Rrjetet Ndërkombëtare dhe aplikimet në Programin Horizon 2020. Vëmendje e veçantë, në seancat trajnuese që stafi i AKTI-t ka organizuar i është kushtuar edhe bashkëpunimit me Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme vendase pasi kjo vjen jo vetëm në përputhje me parimet e Strategjisë Europa 2020 por ndihmon në rritjen e punësimit, zhvillimin dhe transferimin e njohurive dhe teknologjive të reja nga institucionet kërkimore tek ambientet e bizneseve.

Ditë Trajnimi tek Universiteti Wisdom

Më datë 26 Maj 2015 Sektori i Marrëdhënieve Shumë-Palëshe (AKTI), organizoi në ambientet e Universitetit Wisdom një Ditë Trajnimi mbi Programet Europiane dhe Rrjetet Ndërkombëtare që financojnë dhe mbështesin kërkimin shkencor.

Programet dhe rrjetet që u prezantuan ishin Horizon 2020, Rrjeti Euraxess, Rrjeti i Ndërmarrjeve Europiane (EEN), Qendrat e Përbashkëta Kërkimore (JRC), Karta Europiane për Kërkuesit Shkencorë dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë.

Në këtë takim morrën pjesë edhe pedagogë dhe kërkues të Akademisë Profesionale të Biznesit. Seanca trajnuese rezultoi shumë e rëndësishme dhe kërkuesit u shprehën se nuk do të mungojnë aplikimet në Rrjetet Ndërkombëtare dhe në Programin Europian Horizon2020.

Ditë Trajnimi tek Fakulteti i Mjekësisë Dentare (Universiteti i Mjekësisë Tiranë)

Më datë 18 Maj 2015 Sektori i Marrëdhënieve Shumë-Palëshe (AKTI), organizoi në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë Dentare (Universiteti i Mjekësisë Tiranë) një Ditë Trajnimi mbi Programet Europiane dhe Rrjetet Ndërkombëtare që financojnë dhe mbështesin kërkimin shkencor.

Programet dhe rrjetet që u prezantuan ishin: Horizon 2020, Rrjeti Euraxess, Rrjeti i Ndërmarrjeve Europiane (EEN) dhe Qendrat e Përbashkëta Kërkimore (JRC).

Një theks i veçantë ju kushtua edhe rëndësisë së bashkëpunimit me Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (SME), pasi në Unionin e Inovacionit dhe Strategjinë Europiane 2020, preferohen Projekt Propozimet që rrisin angazhimin dhe përfshirjen e SME-ve si dhe rrisin nivelin e punësimit tek të rinjtë.

Trajnimi dhe Workshop-i "Promovimi i Rrjetit Euraxess në Shqipëri"


Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit në rolin e Institucionit Drejtues të Rrjetit EURAXESS organizoi në datën 7 Maj 2015 aktivitetin Promovimi i Rrjetit EURAXESS në Shqipëri". Ky aktivitet u organizua me pjesëmarrjen e më shumë se 90 përfaqësuesish nga institucione të ndryshme kërkimore shkencore dhe pikave të kontaktit EURAXESS si dhe me pjesëmarrjen e ekspertëve të huaj që ndanë me këtë komunitet eksperiencën e tyre në rrjetin EURAXESS, Dimitrios Sanopoulos – CERTH, EURAXESS Greece, Ana Grdovic – AMEUP EURAXESS Croatia, Manda Japuncic – AMEUP EURAXESS, Croatia. Për më tepër...

Ditë Trajnimi tek Universitetin "Zoja e Këshillit të Mirë"


Më datë 24 Prill 2015, në kuadër të Programit të ri Europian Horizon2020, Rrjetit Euraxess, Kartës Evropiane për Kërkuesit Shkencorë dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë, Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve (EEN), Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi në ambientet e Universitetit "Zonja e Këshillit të Mirë" një Ditë Trajnimi. Fokusi u përqëndrua mbi Programin Horizon2020 dhe Rrjetin Euraxess. Thithja e fondeve nga Programi Horizon2020 dhe bashkëpunimi me Rrjetet e ndryshme Europiane janë pikat prioritare ku duhen të mbështeten kërkuesit shkencor.

Kjo do të sillte për ta zhvillim të karrierës shkencore, rritje të lëvizshmërisë, integrimin sa më të mirë në tregun e përbashkët të kërkimit shkencorë, gjithashtu në mënyrë indirekte do të kontribuonte edhe në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. AKTI do të informojë dhe trajnojë rregullisht të gjithë kërkuesit shkencor mbi thirrjet e hapura që shpallen në kuadër të Programit të ri Europian Horizon2020 dhe Rrjetet Europiane që mbështesin dhe promovojnë kërkimin shkencor.

Dite Trajnimi tek Fakulteti i Farmacisë


Agjencisë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit vazhdon fushatën ndërgjegjësuese të trajnimit të kërkuesve shkencor në kuadër të Programit të ri Europian Horizon2020, Rrjetit Euraxess, Kartës Evropiane për Kërkuesit Shkencorë dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë dhe Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve (EEN). Më datë 23 Prill 2015, AKTI organizoi në ambientet e Fakultetit të Farmacisë, Tiranë seancën trajnuese të radhës. Kërkuesit u trajnuan në veçanti mbi Programin e ri Europian Horizon2020, gjithashtu u prezantuan thirrjet e fundit që janë hapur në kuadër të këtij programi.

Interesi për programin ishte shumë i madh. Në fund të seancës u diskutua edhe mbi problematikat dhe pengesat që hasin kërkuesit me programet e huaja që financojnë kërkimin shkencor. Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit do të kontribuojë në përmirësimin dhe zhvillimin e karrierës profesionale të kërkuesve shkencor, bashkimin dhe promovimin e tyre si një pjesë e rëndësishme e klasës sociale, zgjerimin e Zonës Europiane të Kërkimit (ERA).

Trajnim për Horizon 2020 tek Universiteti Epoka


Në kuadër të Programit të ri Europian Horizon2020, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) më datë 27 Mars 2015 organizoi një trajnim në ambientet e Universitetit Epoka. Kërkuesit u trajnuan me 5 hapat që duhen ndjekur për aplikimin në këtë program. Gjithashtu kërkuesit e universitetit Epoka u informuan edhe për thirrjet e reja për projekt propozime që janë shpallur tek faqja zyrtare web e këtij programi. Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) është e angazhuar që të japë mbështetjen teknike dhe të informojë të gjithë kërkuesit vendas për thirrjet e reja që shpallen tek faqja zyrtare e programit Horizon2020. Thithja e fondeve, aksesi tek njohuritë e reja dhe bashkëpunimi me vendet e ndryshme do të zhvillojë jo vetëm ekonominë e vendit por do të ndihmojë edhe në përmirësimin e nivelit kërkimor në vend në përputhje me kriteret dhe kërkesat europiane.

Ditë Trajnimi tek Universiteti ALDENT


Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese mbi programet dhe rrjetet evropiane që financojnë dhe mbështesin kërkimin shkencor në Shqipëri, më datë 18 Shkurt 2015, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi tek ambientet e Universitetit ALDENT një Ditë Trajnimi mbi programin Horizon2020, Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve (EEN), Rrjetin Euraxess dhe Kartën Europiane për Kërkuesit Shkencorë dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë.
Prezantimi u ndoq me shumë interes dhe kërkuesit u shprehën se oportuniteti për thithjen e fondeve nga Horizon2020, bashkëpunimi me Qendrat e Përbashkëta Kërkimore (JRC) dhe Rrjetet Europiane do të ndihmojë kërkuesit e këtij universiteti në zgjerimin e njohurive në zhvillimin e infrastrukturës laboratorike me instrumente matës bashkëkohore dhe rritjen e lëvizshmërisë së stafit akademik në vendet e Bashkimit Europian.

Ditë Trajnimi tek Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, UB Tiranë


Më datë 17 Shkurt 2015, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi tek ambientet e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, UB Tiranë një Ditë Trajnimi mbi programin e ri Europian Horizon2020, Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve (EEN), Rrjetin Euraxess dhe Qendrat Kërkimore të Përbashkëta (JRC). Vëmendje e veçantë ju kushtua mënyrës së aplikimit në programin Horizon2020.
Thithja e fonde që vë në dispozicion ky program është prioriteti kryesor ku fokusohen trajnimet por është shumë e rëndësishme edhe pjesëmarrja e kërkuesve shkencor në rrjetet europiane si EEN, Euraxess, etj. Duke u mbështetur në Strategjinë Europiane dhe në prioritetet e Unionit të Inovacionit ku bën pjesë edhe Horizon2020 ju bë e ditur kërkuesve të këtij fakulteti se preferohen Projekt Propozimet që përfshin brenda vetes edhe bashkëpunimin me Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme duke krijuar kështu rritjen e punësimit tek të rinjtë, zhvillimin e inovacionit dhe teknologjive dhe zgjerimin e Zonës Europiane të Kërkimit.

Ditë Trajnimi tek Universiteti Metropolitan i Tiranës


Më datë 28 Janar 2015, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi në ambientet e Universitetit “Metropolitan Tirana” një Ditë Trajnimi mbi Strategjinë Evropa 2020 dhe Unioni i Inovacionit me programin Horizon2020. Gjithashtu kërkuesit shkencor morën informacione të vlefshme për aplikime në Rrjetin Evropian të Ndërmarrjeve (EEN), Rrjetin Euraxess dhe bashkëpunimin me Qendrat Kërkimore të Përbashkëta (JRC). Për më tepër...

Ditë Informative tek Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"


Më datë 20 Janar 2015, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, organizoi në ambientet e Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" një Ditë Trajnimi mbi programin e ri europian Horizon 2020, Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve (EEN), Qendrat e Përbashkëta Kërkimore (JRC) dhe Rrjetin Euraxess. Për më tepër...

Ditë Informative tek Universiteti Europian i Tiranës


Më datë 16 Janar 2015, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës (UET), një Ditë Trajnimi mbi mundësitë e aplikimit në thirrjet e shpallura nga programi i ri evropian Horizon 2020, bashkëpunimin me Qendrat e Përbashkëta Evropian (JRC) dhe përdorimin në mënyrë efiçente të Rrjetit EURAXESS e cila brenda vetes mbart edhe Kartën Evropiane për Kërkuesit Shkencorë dhe Kodin e Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë. Për më tepër...