• Css Template Preview
  • Css Template Preview
  • Css Template Preview
  • Css Template Preview
  • Css Template Preview
  • Css Template Preview
Loading

















Publikime

Programet Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit për Vitet 2010-2014, Vëllimi II - Botimi përmban 27 artikuj shkencorë të projekteve të zhvilluara në kuadër të Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit për vitet 2010 – 2014.







Programet Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit për Vitet 2010-2014, Vëllimi I - Botimi përmban 22 artikuj shkencorë të projekteve të zhvilluara në kuadër të Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit për vitet 2010 – 2014.






Karta Europiane për Kërkuesit Shkencorë dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë - Këto dy dokumente, që i drejtohen kërkuesve shkencorë, si edhe punëdhënësve dhe financuesve në të dy sektorët atë publik dhe privat, janë elemente kyçe në politikën e Bashkimit Evropian për ta bërë kërkimin shkencorë një karrierë tërheqëse, e cila është një tipar vital i strategjisë së BE për të stimuluar rritjen ekonomike dhe punësimin.

KATALOGU KOMBËTAR PËR INOVACIONET SHQIPTARE PËR ZHVILLIMIN E NJERËZVE - Qëllimi i katalogut është Sistemimi i praktikave krijuese të aktorëve lokalë duke sjellë zgjidhje inovatore për problemet e zakonshme. Ky katalog përmban 13 inovacione shqiptare për zhvillimin e njeriut brenda katalogut IDEASS.



GUIDË - Kërkimi Eficient për Projektet Europiane të Kërkimit - ka për qëllim të ndihmojë sadopak Komunitin Kërkimor - Shkencor në gjetjen e informacionit të nevojshëm për Programet dhe Rrjetet Kërkimore Shkencore të Komunitetit Europian. Në të do të gjeni një përmbledhje të portaleve web më të rëndësishme për Kërkimin Shkencor në Europë.


FJALOR UDHËZUES - Për Njohjen e Programeve të Komunitetit Europian: FP7, COST, EUREKA, MARIE CURIE - qëllimi primar është informimi i Komunitetit Kërkimor - Shkencor mbi Programet dhe Rrjetet Kërkimore Shkencore të Komunitetit Europian me informacion praktik mbi mënyrën e pjesëmarrjes në këto programe të cilat koordinohen nga AKTI.


RREGULLORE PËR "ETIKËN NË VEPRIMTARINË KËRKIMORE DHE BOTUESE" - Për rëndësinë themelore që ka shkolla në kërkimin shkencor e botues dhe që ju të jeni të përditësuar për ecurinë e reformave integruese, po botojmë të plotë rregulloren mbi Etikën në Kërkimin Shkencor e Botues: Një hap cilësor drejt forcimit të kapitalit njerëzor në nivel kombëtar, dhe rritjen e kapacitetit bashkëpunues me hapësirën evropiane të kërkimit.

Lidhje të Shpejta